Ndihmë për prindërit në prag të vitit të ri shkollor, Rama jep lajmin: Karta e vaksinimit për fëmijët, tashmë nga e-Albania

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, lajmin që në e-Albania ofrohet edhe shërbimi i marrjes së kartës së vaksinimit të fëmijëve deri në 7 vjeç. Në një postim në Facebook, ai u shpreh se kjo është një lehtësi për prindërit, në prag të vitit të ri shkollor. Postimi: Një tjetër shërbim […]

Shtator 3, 2024 - 14:00
 0
Ndihmë për prindërit në prag të vitit të ri shkollor, Rama jep lajmin: Karta e vaksinimit për fëmijët, tashmë nga e-Albania

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, lajmin që në e-Albania ofrohet edhe shërbimi i marrjes së kartës së vaksinimit të fëmijëve deri në 7 vjeç.

Në një postim në Facebook, ai u shpreh se kjo është një lehtësi për prindërit, në prag të vitit të ri shkollor.

Postimi:

Një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania
Në prag të fillimit të vitit shkollor, të gjithë prindërit nuk janë më të detyruar të paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç.
Të njëjtat formularë mund të aksesohen në mënyrë elektronike nga çerdhja, kopshti ose shkolla ku fëmija është i regjistruar.

 

Capture

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.