DETAJE/ Atentati në “Don Bosko”, autorët qëlluan me silenciator, gjendet e djegur në Institut makina “Golf 5”

Kastriot Elezaj, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç mbetën të plagpsur me armë zjarri ditën e sotme në zonën e “Don Boskos”.

Shtator 3, 2024 - 16:25
 0
DETAJE/ Atentati në “Don Bosko”, autorët qëlluan me silenciator, gjendet e djegur në Institut makina “Golf 5”

Kastriot Elezaj, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç mbetën të plagpsur me armë zjarri ditën e sotme në zonën e “Don Boskos”.

Vizion plus mëson se dy të plagosurit kanë qenë duke pirë kafe në lokal kur ka ndodhur ngjarja.

Autorët janë afruar, kanë qëlluar në drejtim të tyre dhe më pas janë larguar me një makinë tip “Golf 5”.

Mësohet se drejt dy të plagosurve është gjuajtur me armë tip silenciator.

Makina me të cilën lëviznin autorët është gjetur e djegur në Institut.

Sipas informacioneve, Kastriot Elezaj ka qenë më parë i dënuar për trafik nga Italia. Pasi ka mbaruar dënimin është kthyer në Shqipëri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.