FIFA bën bilancin e merkatos: Shqipëria afroi 68 futbollistë, shiti 128

Ekipet shqiptare kanë transferuar në skuadrat e tjera 128 lojtarë deri më 2 Shtator. Të dhënat e publikuara nga FIFA tregojnë se ky është numri më i lartë i marrëveshjeve të mbyllura për Shqipërinë për periudhën e verës në 5 vitet e fundit. Për këto lëvizje klubet shqiptare kanë përfituar thuajse 2 milion e gjysmë […]

Shtator 3, 2024 - 17:40
 0
FIFA bën bilancin e merkatos: Shqipëria afroi 68 futbollistë, shiti 128

Ekipet shqiptare kanë transferuar në skuadrat e tjera 128 lojtarë deri më 2 Shtator.

Të dhënat e publikuara nga FIFA tregojnë se ky është numri më i lartë i marrëveshjeve të mbyllura për Shqipërinë për periudhën e verës në 5 vitet e fundit.

Për këto lëvizje klubet shqiptare kanë përfituar thuajse 2 milion e gjysmë Dollarë, shumë kjo disa herë më e lartë se ato të përfituara në hapësirat e fundit të verës.

Lëvizjet më të bujshme ishin ato të Magguette Gueye nga Partizani dhe Alen Sherrit e Melih Ibrahimoglu nga Egnatia.

Në anën tjetër 68 futbollistë janë afruar te skuadrat shqiptare sipas sistemit të FIFA-s, por që nuk ka publikuar sa para janë shpenzuar.

Në rang botëror 11 mijë ishin lëvizjet, numri më i madh në vitet e fundit. Por kjo nuk është reflektuar te shuma e shpenzuar.

Klubet janë treguar më të përmbajtur duke nxjerrë nga arkat 6 miliardë e 460 milionë Dollarë, thuajse 1 miliard më pak se 1 vit më parë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.