Njëri me plumb në këmbë, tjetri në gjoks, dalin FOTOT e dy të plagosurve në atentatin e “Don Boskos”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në “Don Bosko” në Tiranë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pasi janë

Shtator 3, 2024 - 18:30
 0
Njëri me plumb në këmbë, tjetri në gjoks, dalin FOTOT e dy të plagosurve në atentatin e “Don Boskos”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në “Don Bosko” në Tiranë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar nga një makinë në lëvizje.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka mundur të sigurojë fotot e dy të plagosurve Ronaldo Metushi 22-vjeç dhe Kastriot Elezaj 45-vjeç, të cilët tashmë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Kastriot Elezaj 45-vjeç

Ronaldo Metushi 22-vjeç

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj i cili mbërriti menjëherë në vendngjarja, tha për mediat se autorët e këtij krimi kanë qenë 3 dhe se po hetohet për didentifikimin dhe kapjen e tyre.

Paraprakisht dyshohet se autorët lëviznin me një automjet tip “Golf 5” dhe kanë qëlluar me silenciator.

Pas ngjarjes janë larguar dhe makina e tyre është gjetur e djegur në Qerek.

Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njoftoi sot policia. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.