Cirku i Metës në Jalë, si karshillëk ndaj publikut

Nga Marko Caka Duke parë pamjet e liderit të Partisë së Lirisë në plazhin e luksit në Jalë me kampistët e rinj të partisë së tij të vijnë në mend shumë gjëra që duhet thënë troç e hapur. Nuk e kuptoj se çfarë mesazhi don të dërgojë kryetari i partisë me rininë e saj nga […]

Shtator 3, 2024 - 20:45
 0
Cirku i Metës në Jalë, si karshillëk ndaj publikut

Nga Marko Caka

Duke parë pamjet e liderit të Partisë së Lirisë në plazhin e luksit në Jalë me kampistët e rinj të partisë së tij të vijnë në mend shumë gjëra që duhet thënë troç e hapur.

Nuk e kuptoj se çfarë mesazhi don të dërgojë kryetari i partisë me rininë e saj nga një vend ekzotik që vetëm edukues e motivues për të rinjtë nuk është. Madje ajo të nxjerr zorrët e barku kur mendon se shumica e familjeve shqiptare nuk kanë mëse ti ushqejnë fëmijët e tyrë dhe kryetari me rininë ja hedhin valles me tavolina të mbushura dhe ku e ku me shisha e trefletsha. Pra kjo është rinia e të ardhmes që kërkon përsëri lideri i partisë klinteliste duke ju kujtuar vetëm punët produktive dhe të mirëpaguara . Ju kujton punët dhe pagat e mira pa bërë asnjë ditë punë.

Madje i edukon se punët e mirëpaguara nisin që nga plazhet ekzotike dhe jo nga jeta reale e njerëzve të thjeshtë ku puna e vështirë e tyre nuk garanton aspak të nesërmen e një familje, me një pagë qesharake që mezi e nxjerr muajin. Nëse don të jap një mesazh për të rinjtë sesi duhet të ndërtojmë të ardhmen e vendit kryetari duhet të kishte zgjedhur një vend tjetër për të rinjtë e partisësë tij, duke ndërtuar një kamp afër një fermë me prodhime bujqësore, apo edhe një galerie të minierave për tu treguar se jeta për ti shërbyer vendit nis që këtu me plot djersë e sakrifica. Edhe në kohën e brezit tim që rinia na iku nën regjimin e qoftëlargut, edukoheshim që pushimet verore ti bënim me punë prodhuese për të kuptuar se jeta nuk është fushë me lule, por në mes dallgëve të jesh i zoti i vetës dhe jo të presësh nga partia për të të nxjerrë nga balta. Pikërisht këtë baltën kryetari i Partisë Lirisë nuk ua mëson të rinjve, sepse me eksperiencën që ka, metoda më e mirë për të qeverisur me ithtarët e tij është atëherë kur pushteti shfryëzohet me klientelë dhe shteti “milet”(vjedhet) pa u lagur.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.