Nga shtëpia te shpërblimi monetar, qeveria “hap qesen” për medalistët Valiev dhe Dudaev

Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, dy fituesit e medaljeve të bronzta në Lojrat Olimpike të Parisit do të shpërblehen nga qeveria shqiptare. Fillimisht, ishte kryeministri Edi Rama ai i cili u dha medaljen e mirënjohjes dy sportistëve, ndërsa më pas kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bëri të ditur se Chermen Valiev dhe Islam […]

Shtator 4, 2024 - 12:10
 0
Nga shtëpia te shpërblimi monetar, qeveria “hap qesen” për medalistët Valiev dhe Dudaev

Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, dy fituesit e medaljeve të bronzta në Lojrat Olimpike të Parisit do të shpërblehen nga qeveria shqiptare.

Fillimisht, ishte kryeministri Edi Rama ai i cili u dha medaljen e mirënjohjes dy sportistëve, ndërsa më pas kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bëri të ditur se Chermen Valiev dhe Islam Dudaev do të marrin së shpejti nënshtetësinë shqiptare, ku do të jenë edhe rezident të kryeqytetit. Si të tillë, ata do të përfitojnë nga një banesë 2+1 në Tiranë.

Uroj që të gjeni ndonjë nuse shqiptare dhe të shumoheni e të sillni kampionë të rinj”, tha ndër të tjera Veliaj.

Më pas, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu në bazë të një VKM që është miratuar për sportistët, u dha atyre një shpërblim monetar me vlerën 5 milionë lekë të rinj dhe nga 2 milionë lek të rinj përfituan edhe trajnerët e Chermen Valiev dhe Islam Dudaev.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.