Nga arratisja spektakolare te dënimi për shfrytëm prostitucion, zbardhet e shkuara kriminale e objektivit të atentatit në “Don Bosko”

Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi mbetën të plagosur nga breshëria e plumbave që u zbras drejt tavolinës ku ata ndodheshin. Të shtënat tronditën

Shtator 4, 2024 - 13:25
 0
Nga arratisja spektakolare te dënimi për shfrytëm prostitucion, zbardhet e shkuara kriminale e objektivit të atentatit në “Don Bosko”

Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi mbetën të plagosur nga breshëria e plumbave që u zbras drejt tavolinës ku ata ndodheshin. Të shtënat tronditën “Don Boskon”, teksa policia rrethoi zonën dhe nisi hetimet.

Dy të plagosurit dëshmuan këtë të mërkurë para grupit hetimor, por nuk dhanë asnjë detaj që ndihmon në identifikimin e autorit. Të vetmet prova janë automjeti i djegur, si dhe kamerat e sigurisë, në të cilat autori shfaqet i maskuar. Nga ana tjetër, Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi mohuan të kenë konflikte me ndokënd, duke e cilësuar atentatin ndaj tyre si të papritur, pasi nuk ruheshin nga ndonjë sulm i mundshëm.

Renaldo Metushi punonte si kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja, ndërsa në të shkuarën e tij nuk raportohet për rekorde kriminale. Por e kundërta raportohet për 45-vjeçarin Katriot Elezaj, i cili dyshohet të jetë objektiv i atentatit.

E shkuara kriminale e Elezajt

Kastriot Elezaj rezulton i dënuar për prostitucion nga autoritetet italiane, dënim të cilin edhe e ka vuajtur. Por, ky nuk është i vetmi rekord kriminal i tij.

45-vjeçari është arratisur nga një burg në Austri, ku ishte ndaluar për një vjedhje të kryer në vitin 2011 në Shqipëri. Teksa pritej ekstradimi drejt vendin tonë, Elezaj thuri planin e arratisjes, duke e finalizuar atë.  Ai u arratis nga burgu i sigurisë së lartë të Eisenstadt së bashku me një tjetër bashkëkombas, Kastriot Dushi. Ata u arratisën duke përdorur mjetet e kuzhinës dhe për t’iu shmangur rojeve të burgut, janë larguar përmes tuneleve të ventilatorëve të kuzhinës.

Ndërkohë një tjetër person i priste jashtë burgut me një automjet që do të bënte të mundur finalizimin e planit spektakolar.

Por arratia nuk zgjati shumë pasi 45-vjeçari u arrestua sërish nga agjentët e Interpol Tiranës dhe Vjenës dhe po prisnin plotësimin e dokumentacionit për ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.