VIDEO / I shkuan poshtë shtëpisë! Dalin pamjet si u kërcënua Armand Duka!

Euronews Albania ka siguruar pamjet eskluzive kur 6 shtetas i kanë shkuar në banesë presidentit të FSHF, Armand Duka, pasi më herët e kishin kërcënuar me sms. Siç shihet nga pamjet e siguruara këta 6 persona, përfshirë këtu Nazmi Selmanin, kreun e klubit “Iliria”, 3 djemtë e tij, Santiago, Brajan dhe Adolf Selmani, si dhe […]

Shtator 4, 2024 - 14:15
 0
VIDEO / I shkuan poshtë shtëpisë! Dalin pamjet si u kërcënua Armand Duka!

Euronews Albania ka siguruar pamjet eskluzive kur 6 shtetas i kanë shkuar në banesë presidentit të FSHF, Armand Duka, pasi më herët e kishin kërcënuar me sms.

Siç shihet nga pamjet e siguruara këta 6 persona, përfshirë këtu Nazmi Selmanin, kreun e klubit “Iliria”, 3 djemtë e tij, Santiago, Brajan dhe Adolf Selmani, si dhe dy shtetasit e tjerë, Petrit Selmani dhe Redian Loci, kanë qëndruar përpara banesës së Dukës.

Motivi i ngjarjes dyshohet të ketë qenë mosgrumbullimin në Kombëtare të Gentianit, djalit të Nazmiut, i cili është lojtar në klubin e Tiranës.

Ndërkohë sot, Gjykata e Durrësit ka lënë në burg kreun e klubit “Iliria” Nazmi Selmani dhe dhe djalin e tij , pasi kanosën për shkak të detyrës kreune FSHF, Armand Duka.

Ndërsa për Brajan Selmanin, Redian Locin dhe Santiago Selmanin u caktua masa “detyrim paraqitje”.

Fillimisht, Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij, si edhe me shtetasit Petrit Selmani dhe Redian Loci, kanë kanosur me ‘sms’ kreun e FSHF-së.

Pas kësaj, kanë shkuar në banesën e këtij të fundit në Durrës për ta kërcënuar nga pranë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.