Sulmohet nga mafia prifti italian në Romë, udhëhoqi marshimin kundër krimit

Një prift italian i antimafias, i cili ka luftuar prej vitesh kundër krimit dhe trafikut të drogës në Romë, i është nënshtruar një

Shtator 4, 2024 - 14:25
 0
Sulmohet nga mafia prifti italian në Romë, udhëhoqi marshimin kundër krimit

Një prift italian i antimafias, i cili ka luftuar prej vitesh kundër krimit dhe trafikut të drogës në Romë, i është nënshtruar një “sulmi të dhunshëm mafioz” në kryeqytetin e vendit.

Don Antonio Coluccia, 49 vjeç, i cili jeton nën mbrojtje gjatë gjithë ditës për shkak të kërcënimeve të shumta nga organizatat kriminale, thuhet se u sulmua të dielën mbrëma me shkopinj duri, shishe qelqi dhe të tjera sende të forta në lagjen Quarticciolo, të kryeqytetit, ku ai drejtonte një marshim anti-krimit.

“Koha juaj po mbaron, ne do t’ju vrasim,” thuhet të ketë bërtitur dikush nga një dritare ndërsa sulmi ndodhi në rrugën më poshtë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.