“Kompanitë private bëjnë presion për të zgjatur kontratat”, Veliaj: Pastrimin do e bëjë bashkia

Teksa inspektoi përgatitjen e shkollave për fillimin e vitit të ri shkollor të hënën, kryetari i bashkisë garantoi se të 400 institucionet arsimore, çerdhe dhe kopshte në Tiranë janë gati, madje po dezinfektohen me solucione të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Por, Veliaj ka dhe një përgjigje për kompanitë e pastrimit, që sipas tij […]

Shtator 4, 2024 - 16:05
 0
“Kompanitë private bëjnë presion për të zgjatur kontratat”, Veliaj: Pastrimin do e bëjë bashkia

Teksa inspektoi përgatitjen e shkollave për fillimin e vitit të ri shkollor të hënën, kryetari i bashkisë garantoi se të 400 institucionet arsimore, çerdhe dhe kopshte në Tiranë janë gati, madje po dezinfektohen me solucione të aprovuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Por, Veliaj ka dhe një përgjigje për kompanitë e pastrimit, që sipas tij po lënë mbetjet e rrugëve këto ditë në formë presioni për të zgjatur kontratat.

“Tirana është e ndarë në 5 zona: zona qendrore, dhe zonat në veri, jug, lindje dhe perëndim. Në një nga zonat, operatori privat ka lënë detyrën. Një detyrë, të cilën duhet ta linte në datën 1 nëntor, siç e parashikon kontrata. Por, duke mos pasur interes që ta vazhdojë punën pas 1 nëntorit, e ka lënë që tani. Kjo shpjegon gjithë histerinë e pastrimit për një zonë të Tiranës. Megjithatë, jam kail t’i duroj edhe të sharat. U bënë 9 vjet që dëgjoj gjëra të tilla, por nuk do të dorëzohem kurrë, siç nuk jam dorëzuar kurrë ndaj presionit të askujt, as të ndonjë operatori që, duke lënë plehrat pa mbledhur, jashtë kushteve të kontratës, mendon se bën presion që Bashkia e Tiranës të mos e marrë zonën nën kontroll. Përkundrazi, na e ka shtuar zellin që bashkia ta marrë zonën nën kontroll edhe më përpara”, tha kryebashkiaku.

Veliaj garantoi pastrimin e qytetit, pasi tanimë do ta kryejë bashkia, por për shkeljen e kontratës do të nisë procesi gjyqësor.

“Do ta marrim në administrim zonën dy muaj më përpara se sa e përcakton kontrata. Çështjet kontraktuale do t’i zgjidhim me gjyq, por nuk pranoj që Bashkia e Tiranës të merret peng, apo të bullizohet nga askush. Çfarëdo lidhjesh të ketë, çfarëdo portalesh të ketë, çfarëdo histerie të gjenerojë, është mungesë respekti ndaj kushteve të kontratës, është shkelje e kushteve të kontratës, për këtë do të shkojmë në gjykatë. Ama, nuk do të presim nëntorin për ta marrë nën kontroll”.

Kryebashkiaku lajmëroi edhe nisjen e një aksioni të madh pastrimi, ndërsa garantoi se nuk do të ketë kthim pas në vendimin që administrimi të kalojë nga privati te Bashkia e Tiranës. Ai ftoi dhe qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen aksionit të pastrimit, që përkon me fillimin e vitit të ri shkollor.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.