Vrau të atin dhe më pas e hodhi në pus, del foto e autorit

Gazetati i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e Esmerald Ballës, djalit që vrau babanë e tij, 62-vjeçarin Enver Balla në Shënavlash

Shtator 4, 2024 - 17:10
 0
Vrau të atin dhe më pas e hodhi në pus, del foto e autorit

Gazetati i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e Esmerald Ballës, djalit që vrau babanë e tij, 62-vjeçarin Enver Balla në Shënavlash të Durrësit.

Dyshohet se Esmeraldi ka vrarë të atin me armë gjahu.

Më pas ai ka hedhur trupin e  62-vjeçarit në një pus në tokën e familjes dhe ka shkuar në polici ku ka denoncuar zhdukjen e tij.

Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.

Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin, pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash.

Ndërkohë djali, kishte denoncuar në polici më datë 13 gusht se babai ishte larguar nga banesa.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi Esmerald Balla, banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi Enver Balla, 62 vjeç. Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit”, njoftoi policia më herët.

Sakaq, pritet një njoftim zyrtar nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.