“I harxhonte lekët me femra”, çfarë tha para hetuesve 30-vjeçari që ekzekutoi babanë e tij

Hetimet për rastin e Shënavlashit po shtrihen dhe për bashkëpunëtorë të mundshëm të 30 vjeçarit. Kthesë për hetimin bëri kasforta e thyer që u gjet jashtë banesës ku jetonte viktima me bashkëshorten e tij ( njerkën e autoritm pasi nëna i kishte vdekur vite më parë) Si dhe autori me bashkëshorten dhe dy fëmijët e […]

Shtator 4, 2024 - 18:25
 0
“I harxhonte lekët me femra”, çfarë tha para hetuesve 30-vjeçari që ekzekutoi babanë e tij

Hetimet për rastin e Shënavlashit po shtrihen dhe për bashkëpunëtorë të mundshëm të 30 vjeçarit.

Kthesë për hetimin bëri kasforta e thyer që u gjet jashtë banesës ku jetonte viktima me bashkëshorten e tij ( njerkën e autoritm pasi nëna i kishte vdekur vite më parë)

Si dhe autori me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur.

Kasaforta e thyer dhe mungesa e kursimeve të familjes orientoi policinë drejt një krimi të mundshëm në familje.

Dyshimet u vërtetuan kur u zbulua se mesazhi i dërguar djalit në emigracion ku i shkruhej se babai kishte nisur jetë të re me një grua dhe të mos e kërkonin ishte dërguar nga vetë 30 vjeçari Esmerald Balla nga një adrese false që ai kishte hapur pikërisht për këtë qellim.

Pasi u vendos para fakteve 30 vjeçari pranoi krimin dhe tha se kishte vepruar në gjaknxehtësi, pasi zbuloi se babai për shkak të marrëdhënieve që kishte me gra jashtë martese kishte prishur kursimet e shtëpisë.

Ky është pretendimi i tij. nga ana tjetër policia nga këqyrja e aparateve celular të autorit ka zbuluar se ai ka pasur kontakte me faqe eskortash që ofrojnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.