Bashkëpunimi i AMA-s me TikTok, Krasniqi: Janë bllokuar 355 video pirate, 308 të hequra

Bashkëpunimi i Autoritetit të Medias Audiovizive me platformën sociale TikTok, për raportimet e përmbajtjeve të dëmshme e të publikuara, ka treguar në pak ditë efektshmërinë. Armela Krasniqi, drejtoresha e AMA-s, në seancë dëgjimore në Komisionin e Medias, tha se qëkur nisi bashkëpunimi dhe hapja e linkut dedikuar raportimeve me përmbajtje të dëmshme, një numër i […]

Shtator 4, 2024 - 19:25
 0
Bashkëpunimi i AMA-s me TikTok, Krasniqi: Janë bllokuar 355 video pirate, 308 të hequra

Bashkëpunimi i Autoritetit të Medias Audiovizive me platformën sociale TikTok, për raportimet e përmbajtjeve të dëmshme e të publikuara, ka treguar në pak ditë efektshmërinë.

Armela Krasniqi, drejtoresha e AMA-s, në seancë dëgjimore në Komisionin e Medias, tha se qëkur nisi bashkëpunimi dhe hapja e linkut dedikuar raportimeve me përmbajtje të dëmshme, një numër i konsiderueshëm kanë mbërritur.

“Video të raportuara në total janë 355 video, produkte të piroterisë, të hequra deri mbrëmë nga TikTok janë 308. Profile të mbyllura janë 39. Video të raportuara për përmbajtje, ankesa janë 195, në shqyrtim 36, të bllokuara që përmbajnë shkelje janë 39 ku 10 me pamje të dhunës, 1 me gjuhë urrejtje, 1 diskrimin fetar”,tha Krasniqi.

Bashkëpunimi me TikTok, Autoritetit të Mediave Audiovizive pritet ta vendos edhe me platformat e tjera, Facebook dhe Instagram, ndërkohë që çdo qytetarë mund të bëjë ankesa në faqen e AMA-s, në linkun dedikuar raportimeve me përmbajtje që nxisin dhunë, vepra penale, urrejtje fetare apo gjuhë urrejtje për shkak të orientimit seksual.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.