Të rinjtë dhe Shqipëria 2024!

Nga Lajla Pernaska Sot rastisa të shkoj në një kancelari pranë një Universiteti në Tiranë, ku shërbente një vajzë e re, që bënte me përpikmëri punën e saj. “Studente je? -e pyeta “Sapo kam mbaruar Master për Pedagogji të lartë” më tha. “Bravo, besoj dhe me rezultate të mira”- ja ktheva, “ Po, e mbylla […]

Shtator 4, 2024 - 20:10
 0
Të rinjtë dhe Shqipëria 2024!

Nga Lajla Pernaska

Sot rastisa të shkoj në një kancelari pranë një Universiteti në Tiranë, ku shërbente një vajzë e re, që bënte me përpikmëri punën e saj.
“Studente je? -e pyeta
“Sapo kam mbaruar Master për Pedagogji të lartë” më tha.
“Bravo, besoj dhe me rezultate të mira”- ja ktheva,
“ Po, e mbylla shumë mirë”- u përgjigj modestisht.
Ndjesia e admirimit për mirësjelljen dhe degën ku ishte diplomuar ( thuajse e braktisur nga brezi i ri), më ngacmoi dhe kureshtjen e imagjinatën bashkë, shprehur në një pyetje spontane:
“Ku dëshiron të fillosh punë? – vazhdova dhe me një dozë entuziazmi.
“ Unë do iki jashtë, nuk rri dot këtu”- ishte përgjigjia e menjëhershme e saj.
Ndërkohë që mendimi im u ngërthye nga befasia e një lloj trishtimi i përgjigjes, ajo vazhdoi:
“Këtu nuk e ngremë dot jetën tonë, nuk na ofrohet asnjë mundësi. Këtu e zhdukën fare shtresën e mesme, të gjitha të ardhurat/ mundësitë i shrytëzojnë një grusht të pasurish me pushtet në kurriz të të gjithë ne të tjerëve që vetëm varfërohemi çdo ditë. Unë jam e fejuar dhe nuk e ngremë dot as familjen këtu. Ka emigruar para i fejuari dhe unë do iki së shpejti…..”
Nuk kisha fjalë më, se një pështjellim më kish ngërthyer…
I urova mbarësi ….

Por unë pse isha sot në atë vend?
Ah po, po bëja dokumenta studenti për familjar timin që po largohet jashtë gjithashtu…..
E njëjta ndjesi të shoqëronte dhe brenda dyerve të Universitetit e Rektoratit, ku personeli pohonte se sa shumë janë shtuar kërkesat e studentëve për dokumenta për jashtë vendit, më shumë se kurrë…..
Dhe për ironi, rruga më çoi përmes qytetit studenti, ku është dhe lagjia ime dhe ku 34 vite më parë shpërtheu lëvizja studentore “Liri , Demokraci” e bashkëmoshatarëve të atëhershëm të studentëve të sotëm.
Besoj s’është harruar ende se kush ishte motivi e thirrja e fuqishme e tyre:
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”

Trishtim dhe revoltë bashkë për një klasë pushteti politik kaq të dështuar , që në 34 vite e la Shqipërinë, kaq larg Europës!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.