Ekzekutimi i 62-vjeçarit në Shënvlash, a është djali vrasësi i vetëm?

Një ditë pas ngjarjes së bërë publikë të vrasjes dhe më pas hedhjes në pus të 62 vjeçarit Enver Balla, përveç djalit të viktimës, grupi hetimor bën të ditur për A2 se ka të dhëna për përfshirje të personave të tjerë në aktin makabër. “Kemi gjetur fakte dhe prova për persona të tjerë të përfshirë […]

Shtator 5, 2024 - 10:05
 0
Ekzekutimi i 62-vjeçarit në Shënvlash, a është djali vrasësi i vetëm?

Një ditë pas ngjarjes së bërë publikë të vrasjes dhe më pas hedhjes në pus të 62 vjeçarit Enver Balla, përveç djalit të viktimës, grupi hetimor bën të ditur për A2 se ka të dhëna për përfshirje të personave të tjerë në aktin makabër.

“Kemi gjetur fakte dhe prova për persona të tjerë të përfshirë që kanë ndihmuar autorin kryesor”, thotë një burim për A2.

Enver Balla u gjet në pusin e arës së tij pas tre javësh hetimesh dhe kërkimësh me metoda speciale nga Policia e Durrësit.

34 vjeçari Esmerald Balla pranoi para hetuesve se kishte vrarë babanë e tij 62 vjeçar Enver Ballën, e për ta zhdukur e kishte hedhur në pus.

Për të fshehur gjurmët 34 vjeçari kishte denoncuar në polici dhe zhdukjen e babait të tij që më 13 gusht, por dyshimet e hetuesve ishin tek një krim në familje.

Sa i përket autorit të krimit, ai është djali i vogël i familjes Balla. Esmeraldi është babai i dy fëmijëve dhe jetonte në një shtëpi me të atin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.