EMRI / Djali vrau babanë, arrestohet edhe një 25-vjeçar. Familjarët besuan historinë e sajuar, por…

Një person i dytë është vënë në pranga në lidhje me vrasjen e 62-vjeçarit Enver Balla, ngjarje e ndodhur në Shënavlash të Durrësit. Edison Brahaj, 25 vjeç është vënë në pranga pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e viktimës, Esmeraldin për transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri tek […]

Shtator 5, 2024 - 10:30
 0
EMRI / Djali vrau babanë, arrestohet edhe një 25-vjeçar. Familjarët besuan historinë e sajuar, por…

Një person i dytë është vënë në pranga në lidhje me vrasjen e 62-vjeçarit Enver Balla, ngjarje e ndodhur në Shënavlash të Durrësit.

Edison Brahaj, 25 vjeç është vënë në pranga pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e viktimës, Esmeraldin për transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri tek vendi ku u gjet nga policia.

“Gjatë kontrollit në banesën e E. B., u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh. Për sa më sipër, ky shtetas u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës””, njoftoi policia.

Ndërkohë detaje të reja janë zbuluar nga krimi i rëndë që ndodhi në Shënavlash të Durrësit, ku djali vrau babanë.

Kasaforta e prerë me gur fresibël në pjesën e pasme të saj dhe që ndodhej në dhomën e Esmerald Ballës, ishin indiciet e para të hetuesve se pas zhdukjes së Enver Ballës fshihej diçka tjetër.

Që prej momenteve të para që Esmerald Balla bëri denoncim në polici, hetuesit i morën me rezerva deklarimet e tij dhe e mbajtën në vëzhgim.

Siç ka mësuar gazetari Besar Bajraktaraj, në deklarimet e para për kasafortën, hetuesit patën deklarime kontradiktore në lidhje me çelësin, që herë thoshte e mbante babai e herë ai vetë.

Pasi kishte sajuar historinë se i ati kishte ikur me një grua, e cila i kishte shkuar në Instagram, policia vendosi t’i sekuestrojë celularin, tek i cili u ndërhy me ekspertë të IT.

Aty u zbuluan prova që zbërthyen ngjarjen. Përveç fotove të vajzave të gjetura në celular u gjet edhe një screenshot bisede: Një grua që i shkruante se kishte ikur me babain e tij.

Por nga hetimi u zbulua se i njëjti profil që i kishte shkruar ishte i tij, i hapur në celularin e tij, duke zbuluar mashtrimin.

I riu u mbajt për disa kohë në përgjim, por ka qenë i kujdesshëm në komunikim. Hetuesit kanë dyshime të forta se ai nuk veproi vetëm dhe të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë jashtë familjes.

Këta të fundit nuk dinin asgjë mbi fatin e babait, që u vra nga djali Esmeraldi dhe besuan historinë e sajuar të largimit me një grua.

30-vjeçari Esmerald Balla vrau babanë më 13 Gusht dhe më pas e hodhi në një pus. Në të njëjtën ditë, ai denoncoi se i ati ishte larguar nga banesa.

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet që të jenë bërë debatet e shumta për paratë pasi në kasafortë mendohet se Enver Balla mbante rreth 75 milionë lekë të vjetra.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.