Zjarri në Bradashesh, shpallet në kërkim administratori i fabrikës së plastikës

Një ditë pas zjarrit masiv në fabrikën e plastikës në Bradashesh, policia njofton se ka shpallur në kërkim administratorin e këtij subjekti. “Komisariati

Shtator 5, 2024 - 11:45
 0
Zjarri në Bradashesh, shpallet në kërkim administratori i fabrikës së plastikës

Një ditë pas zjarrit masiv në fabrikën e plastikës në Bradashesh, policia njofton se ka shpallur në kërkim administratorin e këtij subjekti.

“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin K. B., 54 vjeç, me detyrë administrator në një kompani për prodhimin e plastikës, pasi në fabrikën palstike, në fshatin Bradashesh, ka rënë zjarr dhe si pasojë e tymit të çliruar u shkaktua ndotje e ajrit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit K. B”, njofton policia.

Zjarr që përfshiu fabrikën e plastikës në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike. Tymi “pushtoi” zonën duke shkaktuar ndotje të paprecedentë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.