E rëndë në Vlorë, djali kërcënon me thikë babain, vihet në pranga

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili dyshohet se ka kërcënuar babanë e tij me thikë. Policia njofton se

Shtator 5, 2024 - 12:10
 0
E rëndë në Vlorë, djali kërcënon me thikë babain, vihet në pranga

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili dyshohet se ka kërcënuar babanë e tij me thikë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre.

“Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin A. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës (thikë) babain e tij, në banesën e tyre, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë një tjetër rast dhune është regjistruar në Vlorë, ku një 45-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja raportohet se ka ndodhur për motive të dobëta./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.