Vllaznia, sukses me aromë Champions-i, vajzat kuqeblu triumf në Gjeorgji, të shtunën finalja që i çon në grupe

Vllaznia e futbollit të femrave kaloi provën e parë drejt ëndrrës për të kapur sërish fazën e grupeve të Champions League. Vajzat shkodrane

Shtator 5, 2024 - 12:45
 0
Vllaznia, sukses me aromë Champions-i, vajzat kuqeblu triumf në Gjeorgji, të shtunën finalja që i çon në grupe

Vllaznia e futbollit të femrave kaloi provën e parë drejt ëndrrës për të kapur sërish fazën e grupeve të Champions League.

Vajzat shkodrane mundën 3 me 0 kampionet e Gjerogjisë Lanchkhuti në gjysmëfinalen e grupit 2. Sfida e luajtur në Kutaisi të Gjeorgjisë konfirmoi diferencën në letër mes dy ekipeve dhe ashtu sikurse parashikohej, Vllaznia ishte dominuese. Për të zhbllokuar shifrat mendoi Megi Doçi, golashënuesja e njohur shkodrane në fundin e pjesës së parë.

Ekipi shqiptar nuk u mjaftua me kaq në pjesën e parë por në minutat shtesë ia doli edhe të dyfishojë rezultatin përmes një gjuatje të sakte me kokë të sulmueses së re Klaudia Borçi. Pavarësisht përpjekjes së vajzave gjeorgjiane për të shënuar në portën e Vllaznisë, vajzat kuqeblu jo vetëm që nuk lejuan prekjen e rrjetës por shënuan edhe golin e tretë me Xhesika Ndoj, gol që mbylli ndeshjen me rezultatin e pastër 3 me 0.

Vllaznia është gati për finale e grupit 2, që do të luhet po në Gjeogji. Përballë do të jenë kampionet e Austrisë, St.Polten, skuadër që mundi kampionen e Azerbajxhanit.

Në rast se Vllaznia fiton finale e të shtunës do të ketë mundësi të kualifikohet në turin e dytë të Champions League, që do të jetë ajo e fazës së grupeve e cila nis në muajin tetor./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.