Moti i keq “pushton” Italinë, stuhi dhe reshje të dendura shiu, uji vërshon në rrugë

Moti i keq ka përfshirë rajonin e Piemontes në Itali, duke shkaktuar dëme shumë të mëdha. Në zonën e Torinos, Val di Susa

Shtator 5, 2024 - 16:35
 0
Moti i keq “pushton” Italinë, stuhi dhe reshje të dendura shiu, uji vërshon në rrugë

Moti i keq ka përfshirë rajonin e Piemontes në Itali, duke shkaktuar dëme shumë të mëdha.

Në zonën e Torinos, Val di Susa dhe Val Chisone, janë regjistruar përmbytje të shumta.

Siç raportojnë mediet e huaja, një burrë i moshës 58-vjeçare është zhdukur, pasi u mor nga rrjedha e përroit Orco, teksa punonte me traktor. Në Val di Susa, lumi Gerardo ka vërshuar duke izoluar rreth 50 persona në disa fshatra.

Gjithashtu probleme ka pasur edhe në zonën e Savonës dhe Imperias për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që kanë prekur rrugët dhe hekurudhën drejt kufirit me Francën.

Ndërsa në Mattie, shembja e një ure ka lënë të izoluar 30 persona, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të përballuar dëmet.

Një stuhi e fuqishme goditi edhe Milanon, ku uji ka mbuluar rrugët. Situata mbetet kritike edhe në provincën e Lodit, ku kushtet atmosferike po shkaktojnë shqetësime dhe probleme në trafik. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.