Dështon plani! Trafikonte lëndë narkotike, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Belgjikë

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet belge. Sipas mediave të huaja, i riu është kapur gjatë transportit të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë. Ishte ekipi i patrullimit që gjeti një automjet të dyshimtë në Koningin Astridlaan, cili ishte kapur nga rrjeti i kamerave ANPR më herët gjatë ditës. Ata ndoqën automjetin deri në Brusselsesteenëeg, kur […]

Shtator 5, 2024 - 18:30
 0
Dështon plani! Trafikonte lëndë narkotike, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Belgjikë

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet belge.

Sipas mediave të huaja, i riu është kapur gjatë transportit të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.

Ishte ekipi i patrullimit që gjeti një automjet të dyshimtë në Koningin Astridlaan, cili ishte kapur nga rrjeti i kamerave ANPR më herët gjatë ditës.

Ata ndoqën automjetin deri në Brusselsesteenëeg, kur shoferi u identifikua si një person i shpallur më herët në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

22-vjecari shqiptar, në pamundësi për t’u arratisur, u vu në pranga në Europalaan nga policia belge.

“Gjatë ecjes, nga automjeti u hodh një çantë, e cila u gjet nga policia. Në çanta kishte pako, gjithsej 4 kg kokainë, të cilat u sekuestruan”, tha zëdhënësja e policisë Elke Wauters.

Në automjet janë gjetur dhe sekuestruar dy aparate celularë dhe një sasi e konsiderueshme parash.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.