Sa para më shumë do të marrin pensionistët? Eksperti sqaron fondet dhe skemën e pensioneve

Nga 1 tetori pensionistët në vendin tonë do të marrin afërsisht 20 mijë lekë të vjetra më shumë dhe më konkretisht 1910 lekë të reja, bazuar në ndryshimet e fundit të buxhetit të vitit 2024, të bëra publike një ditë më parë nga Ministri i Financave, Petrit Malaj. Në studion e Ditarit me Bruna Çifligun, […]

Shtator 5, 2024 - 19:55
 0
Sa para më shumë do të marrin pensionistët? Eksperti sqaron fondet dhe skemën e pensioneve

Nga 1 tetori pensionistët në vendin tonë do të marrin afërsisht 20 mijë lekë të vjetra më shumë dhe më konkretisht 1910 lekë të reja, bazuar në ndryshimet e fundit të buxhetit të vitit 2024, të bëra publike një ditë më parë nga Ministri i Financave, Petrit Malaj. Në studion e Ditarit me Bruna Çifligun, eksperti i çështjes së pensioneve Kujtim Hoxha analizoi fondet e alokuara nga qeveria jo vetëm për të moshuarit. Sipas tij nga dy fondet që janë për pensionistët njëri prej tyre është për shpërblimin e fundvitit dhe tjetri për indeksimin e pensioneve.

“Më buxhetin 2024 janë alokuar dy fonde për pensionistët; një fond prej 3.1 miliardë lekë që është miratuar për shpërblimin prej 50 mijë lekësh të vjetra që do e marrin në fund të vitit. Pjesa tjetër është 1.3 miliardë që është për indeksimin e pensioneve. Indeksimi pritet në 1 tetor dhe mesatarisht sesi do të ndahet kjo 1910 lekë të rinj. Ky është indeksim jo rritje se mbulon inflacionin e çmimeve te një viti më parë rritje quhet kur merr iniciativë për të kaluar mbi inflacionin”.

Sipas tij “nëse miratohet fondi prej 4 miliardë lekësh i bie që të mbështeten pensionistë me të ardhura të pakta e të ulëta t’i mbështesë me një shpërblim rreth 10 mijë lekë të rinj ose ata me pensione nën mesataren t’i shpërblejë me 5 mijë lekë”.

Duke komentuar njoftimin e ministrit Malaj për rishikimin e skemës së pensioneve brenda tetorit, eksperti thekson në A2 se ka ardhur koha për ndryshimin e ligjit, por sipas tij duhet një ligj dinjitoz për qytetarët, që të plotësojë mangësinë mes të ardhurave dhe shpenzimeve.

“Skema e sigurimeve shoqërore që akoma funksionon deri sa të ndryshojë është miratuar në 1993. Ishte një ligj që u hartua me miqtë ndërkombëtarë dhe ishte i pranuar. Gjatë viteve nga 93-2024 ka patur ndërhyrje të herëpashershme aq sa e ka humbur kuptimin. Ka ardhur koha që ly ligj të ndryshojë se ka shumë ndërhyrje dhe nuk i korrespondon konceptit të vitit ‘93 por edhe nga BB e FMN është lënë detyrë që të qeveria të ndërtojë një ligj dinjitoz që t’u shërbejë qytetarëve, por duhet të kihet parasysh që të plotësojë atë mangësi mes të ardhurave dhe shpenzimeve. Ka një gropë. Kjo skemë është me defiçit të të ardhurave. Vitin e kaluar ka patur gropë 257 milionë euro” u shpreh për A2 eksperti Hoxha.

Sipas tij invalidët janë grupi më i diskriminuar. “Mua nuk më pëlqen që qeveria është hermetike për të dhënë informacion apo për të diskutuar me grupet e interesit. Invalidët janë grup i diskriminuar, kanë 65 mijë invalidë që marrin kempe mizerabël aq sa ka tetraplegjikë e paraplegjikë”, citon A2 ekspertin.

Hoxha i cilëson propagandë deklaratat e ministrit të Financave për rishikimin e buxhetit pasi, sipas tij u njoftua para se të mbyllej 9-mujori. Problemi tjetër sipas tij është ndarja e fondeve sipas ministrive mungesa e transparencës.

“Rishikimi i buxhetit i vitit 2024 duhet të ishte më tepër teknike, humane, sepse presupozon që problemet e konstatuara gjatë vitit dhe nevojat që kanë njerëzit ky buxhet duhet ti ndihmonte. Për këto 27 miliardë ka edhe frymë propagande. Rishikimi i buxhetit bëhet pasi mbyllet 9-mujoti. Kur e ka deklaruar ministri? E deklaroi pa u mbyllur 8-mujori menjëherë pas takimit të kryeministrit me grupin parlamentar dhe ministrat. Para kohe një i bindur i kryeministrit merr iniciativën të bëjë këtë deklarim. Ti mund të kesh boshllëqe në vazhdim si do bësh për fondet që të mungojnë. Ky është problemi këtu. Problem tjetër ndarja e fondeve sipas ministrive, bie në sy ajo pjesë që nuk është mbështetur nga qeveria për bujqësinë. Buxheti i ministrisë së Brendshme; ka 2 mld lekë për punonjësit e policisë që kanë punuar jashtë orarit, po kështu edhe ushqimin. Fondet që ministri i Financave ka menduar për pushtetin lokal e qeverisjen vendore dhe këtu 2 mld për ujësjellës-kanalizime. Para se të jepen fonde duhet të bëhet transparencë. Skandal është te Durrësi, Ujësjellësi i Tiranës”, deklaroi Hoxha për A2.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.