Deklarata e fortë e ish-gjyqtarit: Më kërcënuan se thashë që shqiptarët shesin gratë tek serbët

Ish-gjyqtari sportiv Hajriz Hajdari i cili deklaroi gjatë një emisioni se në Shqipëri “edhe gratë i shesin për lekë te serbët”, ishte këtë të enjte në emisionin “People” në Euronews Albania, ku tha se këtë deklaratë ai e ka thënë pa e menduar gjatë, në një moment nervozimi. Ai tha se pas kësaj deklarate ka […]

Shtator 5, 2024 - 20:10
 0
Deklarata e fortë e ish-gjyqtarit: Më kërcënuan se thashë që shqiptarët shesin gratë tek serbët

Ish-gjyqtari sportiv Hajriz Hajdari i cili deklaroi gjatë një emisioni se në Shqipëri “edhe gratë i shesin për lekë te serbët”, ishte këtë të enjte në emisionin “People” në Euronews Albania, ku tha se këtë deklaratë ai e ka thënë pa e menduar gjatë, në një moment nervozimi.

Ai tha se pas kësaj deklarate ka marrë edhe reagime të shumta në rrjet. Ndërkohë ka kërkuar falje publike për fjalët e thëna.

“Ka pasur kërcënime, reagime të forta, gjithçka. Njerëzit që më njohin e dinë shumë mirë se si jam unë, ata që nuk më njohin kanë të drejtën e tyre. Kërcënimet kanë qenë gjithmonë me fyerje. Do të bëjmë atë e këtë.

Familjarët e mi kanë reaguar ndaj meje, se ata e dinë se sa shumë miqësi kam unë me shqiptarët e Shqipërisë. Aty ka qenë një moment që ishte emërimi i Aleksandër Veselinoviç si trajner i Partizanit”,- tha Hajdari.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.