Shtëpia e Bardhë: Putin duhet të ndalojë së foluri për zgjedhjet në SHBA

“Vladimir Putin duhet të ndalojë së foluri për zgjedhjet e ardhshme në SHBA”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, pasi presidenti rus

Shtator 5, 2024 - 21:00
 0
Shtëpia e Bardhë: Putin duhet të ndalojë së foluri për zgjedhjet në SHBA

“Vladimir Putin duhet të ndalojë së foluri për zgjedhjet e ardhshme në SHBA”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, pasi presidenti rus tha se Moska donte që demokratja Kamala Harris të fitonte.

“Zoti Putin duhet të ndalojë së foluri për zgjedhjet tona, pikë. Nuk duhet të favorizojë askënd në një mënyrë apo tjetrën”, tha Kirby.

Më herët sot, Putin deklaroi se Rusia dëshiron që Kamala Harris të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Putin buzëqeshi teksa bëri komentin, i cili mori duartrokitje nga publiku. Duke elaboruar mendimin e tij për Harris, Putin tha: “Ajo qesh në mënyrë ekspresive dhe ngjitëse, që do të thotë se gjithçka është në rregull me të.”

Putin tha se Trump, si president, kishte vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë se çdo banor tjetër i Shtëpisë së Bardhë para tij.

Komentet e Putinit vijnë një ditë pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë paditi dy drejtues të mediave ruse për komplot të dyshuar për të ndikuar në zgjedhjet e nëntorit duke përhapur propagandë pro-ruse./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.