Parashikimi i Superkompjuterit, kush do të jetë fituesi i Champions League

Manchester City është do të jetë skuadra fituese e Champions League sezonin e ardhshëm sipas superkompjuterit të Grosvenor Sport. Skuadra angleze, sipas këtij

Shtator 6, 2024 - 07:40
 0
Parashikimi i Superkompjuterit, kush do të jetë fituesi i Champions League

Manchester City është do të jetë skuadra fituese e Champions League sezonin e ardhshëm sipas superkompjuterit të Grosvenor Sport.

Skuadra angleze, sipas këtij studimi, do ta fitonte titullin, duke mposhtur në finale kampionin aktual Real Madrid. Më tej, dhe sipas tij, do të ishte klubi anglez ai që do të eliminonte Barcelonën në çerekfinale.

Sipas të dhënave të të njëjtit studim, fitorja do të ishte 2-0 për Sitin ndaj skuadrës së Ançelotit. Të dy do të arrinin në këtë event, pasi mundën në gjysmëfinale Liverpul dhe Lajpcig.

Superkompjuteri është një model probabiliteti, që nuk përcaktohet nga parashikimet ose paragjykimet njerëzore. Superkompjuteri llogarit rezultatin e çdo ndeshje bazuar në fuqinë aktuale të një ekipi. Faktorë të tillë si pozicioni i ligës, forma si dhe shanset e tregut të basteve.

Parashikimet janë rezultat i një modeli, që simulon çdo ndeshje në garë dhe parashikon rezultatin e saktë që beson se çdo ndeshje do të ketë. Një nivel rastësie i shtohet parashikimeve për të siguruar që të ndodhin surpriza në vend që skuadrat më të mira në ligë të fitojnë çdo ndeshje. Rezultati i parashikimeve është rezultati më i zakonshëm mes skuadrave në fjalë.

Modeli më pas simulon ndeshjet e mbetura të një sezoni 1000 herë dhe ndërton një tabelë mesatare të ligës nga 1000 simulimet, për të përjashtuar rezultatet anormale. Kjo është bërë për të kapur sa më shumë rezultate të ndryshme të jetë e mundur, dhe kjo përfshin skuadra si Aston Vila që fitojnë Ligën e Kampionëve në një numër të vogël simulimesh.

Parashikimet përfundimtare të rezultatit janë rezultat i këtyre simulimeve dhe përpilohen në atë që superkompjuteri aktualisht parashikon duke pasur parasysh të gjithë informacionin që ka në dispozicion, por ka një sërë mundësish brenda këtyre parashikimeve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.