Vrau 4 persona në shkollë, 14-vjeçarit ia kishte dhuruar armën babai

Pushka AR-15 që 14-vjeçari Colt Grey përdori për të vrarë katër persona të mërkurën e kaluar në shkollën e tij në Georgia ishte një dhuratë për Krishtlindje

Shtator 6, 2024 - 09:10
 0
Vrau 4 persona në shkollë, 14-vjeçarit ia kishte dhuruar armën babai

Pushka AR-15 që 14-vjeçari Colt Grey përdori për të vrarë katër persona të mërkurën e kaluar në shkollën e tij në Georgia ishte një dhuratë për Krishtlindje nga babai i tij.

Sipas burimeve të New York Post, 54-vjeçari Colin Grey, babai i autorit, pranoi në polici këtë javë se ia kishte dhënë armën vetë adoleshentit dhjetorin e kaluar.

Në fakt, kjo ndodhi vetëm shtatë muaj pasi i riu, 13 vjeç në atë kohë, dhe babai i tij u morën në pyetje nga policia pas kërcënimeve për të sulmuar një shkollë përmes faqeve të rrjeteve sociale.

Colin Grey u kishte thënë autoriteteve në atë kohë se kishte pushkë gjahu në shtëpinë e tyre, por djali i tij nuk mund ta përdorte armën pa mbikëqyrje. Djali kishte pohuar se nuk i kishte bërë kërcënimet.

Një vit e disa muaj më vonë, Colt Grey hapi zjarr brenda shkollës së mesme Appalachian në Winder, duke vrarë dy nga shokët e tij të klasës, një mësues 39-vjeçar dhe një mësuese 53-vjeçare. Tetë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën gjatë sulmit të përgjakshëm, përpara se sulmuesi adoleshent të dorëzohej në polici.

Babai i tij, Colin Grey, u arrestua gjithashtu, tha policia.

Çështja e përgjegjësisë prindërore për krimet e të miturve është bërë gjithnjë e më e rëndësishme në SHBA kohët e fundit.

“Si është e mundur të kesh një pushkë sulmi në shtëpi, të mos e kesh të kyçur dhe fëmija yt ta dijë se ku është?”, pyeti dje në mënyrë retorike Presidenti Joe Biden .

“Ne duhet të sigurohemi që prindërit që lejojnë fëmijët e tyre të kenë akses në armë, të mbajnë përgjegjësi”, shtoi ai./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.