Ministri Hoxha “shkund” Policinë e Shtetit, ikën Rrumbullaku, sot emërimet e reja

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka njoftuar një takim të rendësishëm sot me krerët e Policisë së Shtetit në qarqe si edhe ato

Shtator 6, 2024 - 09:35
 0
Ministri Hoxha “shkund” Policinë e Shtetit, ikën Rrumbullaku, sot emërimet e reja

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka njoftuar një takim të rendësishëm sot me krerët e Policisë së Shtetit në qarqe si edhe ato në rrethe ku duket se do të njoftohen vendime të rendësishme sa i përket drejtuesve të rinj.

Takimi do të zhvillohet në orën 10:00 dhe do të transmetohet LIVE ku pritet që ministri të shpallë ekipin e ri që do të drejtojë Policinë e Shtetit si edhe drejtues të tjerë nëpër qarqe.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve të rendësishme, mbrëmë njoftoi dorëheqjen kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ndërsa paraprakisht mësohet se zëvendësuesi i tij do të zgjidhet me konkurs me disa kandidaturave. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.