Me pistoletë në çantë, rreth Tiranës me makinë! Arrestohet 28-vjeçari (VIDEO)

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Road” është vënë në pranga 28-vjeçari me iniciale A.M., banues në Valias. Policia njofton se i riu është ndaluar pasi udhëtonte me armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak me vete. “Shërbimet e Policisë në afërsi të Casa Italias, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. M. […]

Shtator 6, 2024 - 10:50
 0
Me pistoletë në çantë, rreth Tiranës me makinë! Arrestohet 28-vjeçari (VIDEO)

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Road” është vënë në pranga 28-vjeçari me iniciale A.M., banues në Valias. Policia njofton se i riu është ndaluar pasi udhëtonte me armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak me vete.

“Shërbimet e Policisë në afërsi të Casa Italias, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. M. Gjatë kontrollit çantës së 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.