‘Na jep 200 mijë euro nga paratë e drogës”, prangoset për kanosje 32-vjeçari, kërkonte “pjesën e tij”

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 32-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili akuzohet se në bashkëpunim me vëllain e tij, 1 vit më parë, kanosën një 34-vjeçar, që ai t’iu jepte 200 000 euro. Në pranga përfundoi shtetasi në kërkim E. D., 32 vjeç, banues në Belsh. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, […]

Shtator 6, 2024 - 11:40
 0
‘Na jep 200 mijë euro nga paratë e drogës”, prangoset për kanosje 32-vjeçari, kërkonte “pjesën e tij”

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 32-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili akuzohet se në bashkëpunim me vëllain e tij, 1 vit më parë, kanosën një 34-vjeçar, që ai t’iu jepte 200 000 euro.

Në pranga përfundoi shtetasi në kërkim E. D., 32 vjeç, banues në Belsh. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’.

Shtetasi E. D., më datë 12.08.2023, në bashkëpunim me vëllain e tij (i arrestuar më parë, në kuadër të operacionit “Pressure”), dyshohet se kanë kanosur një shtetas 34 vjeç, që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro, që dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.