Sylvinho “kopsit” formacionin anti-Ukrainë, Shqipëri më “muskuj” në nisje të Ligës së Kombeve, synohet fitorja

Prej të enjtes pasdite kombëtarja shqiptare ndodhet në Çeki ku do të luajë këtë të shtunë duelin e parë të edicionit të ri

Shtator 6, 2024 - 12:20
 0
Sylvinho “kopsit” formacionin anti-Ukrainë, Shqipëri më “muskuj” në nisje të Ligës së Kombeve, synohet fitorja

Prej të enjtes pasdite kombëtarja shqiptare ndodhet në Çeki ku do të luajë këtë të shtunë duelin e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve ndaj Ukrainës.

Këta të fundit nuk luajnë dot në shtëpi për shkak të luftës me Rusinë ndaj kanë zgjedhur stadiumin e Epet Arena në Pragë për të pritur kuqezinjtë.

Kombëtarja jonë do të zhvilloje stërvitjen e fundit sot në orën 18:00, pikërisht në impiantin e duelit të së shtunës.

Megjithëse i shqetësuar nga disa mungesa me peshë sikurse Broja, Gjimshiti, Ajeti apo Daku, trajneri i përfaqësueses i ka idetë e qarta mbi formaiconin që do të sfidojë Ukrainën.

Në portë Strakosha është siguria e vetme duke qenë se Berisha është pa ekip dhe nuk është grumbulluar fare.

Në mbrojtje Hysaj dhe Mitaj nga krahët si zakonisht ndërsa Ismajli dhe Kumbulla në qendër.

Në mesfushë Kristjan Asllani është pikë referimi ndërsa në krah të tij pritet të jenë Ramadani dhe Laçi, i cili është i shtëpisë pasi aktivizohet tek Sparta e Pragës, e cila ndeshjet i zhvillon pikërisht ne Epet Arena.

Krahët ofensive do të përbëhen nga Nedim Bajrami në të majtë dhe Jasir Asani në të djathtë, ndërsa në majë të sulmit i sigurtë Rey Manaj.

Të gatshëm për të dhënë kontribut gjatë ndeshjes edhe Medon Berisha, Arber Hoxha, Taulant Seferi dhe Myrto Uzuni, emrat më me potencial në stolin kuqezi.

Ukraina ndërkohë e drejtuar nga Sergei Rebrov problemin më të madh ka mungesën e konfirmuar të sulmuesit kryesor Dovbik i dëmtuar.

Megjithatë ata kanë në organikë emra cilësorë si Shaparenko, Malinovski, Jarmolenko, Jaremcuk dhe Sudakov, ndaj mbeten një rival goxha i vështirë. Ndeshja që luhet të shtunën në orën 20:45 do të gjykohet nga 38-vjeçari portugez Luis Godinjo./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.