“Është e rëndësishme!” Vuçiç: Do të marr një vendim për ftesën e Putin për pjesëmarrje në samitin e BRICS-it

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se ai do të marrë vendimin lidhur me ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për takimin e BRICS-it më 10 apo 15 tetor. Gjatë vizitës në punimet për rindërtimin e një ure në Karakaj, në pikën kufitare me Bosnje e Hercegovinën, Vuçiç u tha gazetarëve se ai nuk dëshiron që […]

Shtator 6, 2024 - 12:25
 0
“Është e rëndësishme!” Vuçiç: Do të marr një vendim për ftesën e Putin për pjesëmarrje në samitin e BRICS-it

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se ai do të marrë vendimin lidhur me ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për takimin e BRICS-it më 10 apo 15 tetor. Gjatë vizitës në punimet për rindërtimin e një ure në Karakaj, në pikën kufitare me Bosnje e Hercegovinën, Vuçiç u tha gazetarëve se ai nuk dëshiron që ta refuzojë apo të pranojë çdo gjë.

“Nuk ka dyshim se është ftesë e rëndësishme, siç keni organizuar më herët vizita të rëndësishme”, tha Vuçiç, duke shuar se nuk mund të tregojë se për çfarë vizite bëhet fjalë, por të gjithë do ta shohin se ishte e rëndësishme.

Udhëheqësi serb shtoi se është krenar me politikën “e pavarur” të Serbisë.

“Serbia është në rrugën evropiane, por ka politikën e saj dhe nuk do të heqë dorë nga miqtë e saj tradicionalë, përfshirë Kinën dhe Rusinë. Ne duam të ruajmë këto miqësi, teksa zotohemi për një të ardhme ndryshe”, shtoi Vuçiç.

Samiti i BRICS-it, ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, do të mbahet nga 22 deri më 24 tetor në qytetin rus të Kazanit. Putin e kishte ftuar Vuçiç dhe zëvendëskryeministrin serb, Aleksandar Vulin, që të marrin pjesë në samitin e BRICS-it, gjatë margjinave të Forumit Ekonomik Lindor, që u mbajt më 4 shtator në Vlladivostok.

Në përgjigjen e parë publike për këtë ftesë, Vuçiç deklaroi më 5 shtator se Serbia do të ketë “miq të rëndësishëm nga jashtë” gjatë samitit të BRICS-it. Serbia është në mesin e pak shteteve në Evropë që refuzon t’iu bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit 2022./ REL

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.