Atentati në Shkodër, del foto e garazhit ku grupi i vrasësve me pagesë ruanin makinat që përdoreshin në krim, ky është “Porsche” i vjedhur në Sllovaki

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar foto të garazhit në Mullet të Tiranës ku grupi kriminal fshihte makinat të cilat i

Shtator 6, 2024 - 13:00
 0
Atentati në Shkodër, del foto e garazhit ku grupi i vrasësve me pagesë ruanin makinat që përdoreshin në krim, ky është “Porsche” i vjedhur në Sllovaki

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar foto të garazhit në Mullet të Tiranës ku grupi kriminal fshihte makinat të cilat i përdorte për vrasje.

Në foto, është një nga tre makinate sekuestruara nga policia, ‘Porsche’ i vjedhur në Sllovaki.

Grupi kriminal u zbërthye pas hetimeve për të zbuluar autorët e vrasjes së Elis Rroshkodolit.

Për këtë ngjarje kriminale, u shpallën në kërkim tre persona, ndërsa u arrestua Xhulio Malo nga Gjirokastra, një emër i njohur edhe si pjesë e “grupit të zjarrit” në Lazarat më 2015, kur u vra speciali Ibrahim Basha gjatë operacionit policor.

26-vjeçari akuzohet se siguroi kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen, sikurse edhe arsenalin e armëve./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.