Gjendet diamanti i dytë më i madh në botë, sa është vlera e tij

Pak ditë më parë, ndihmësi i drejtorit të përgjithshëm 52-vjeçar të kompanisë kanadeze të minierave të diamanteve Lucara, Lucas Dsipe, mori një telefonatë

Shtator 6, 2024 - 13:55
 0
Gjendet diamanti i dytë më i madh në botë, sa është vlera e tij

Pak ditë më parë, ndihmësi i drejtorit të përgjithshëm 52-vjeçar të kompanisë kanadeze të minierave të diamanteve Lucara, Lucas Dsipe, mori një telefonatë nga inxhinieri i tij që punonte në minierën Karowe në Botsvana.

“Kemi gjetur diçka të pabesueshme”, ishte biseda që dëgjoi. Për pak i ra telefoni kur kuptoi se çfarë ishte: diamanti i dytë më i madh në botë, 2492 karat. Ai informoi drejtorin e tij menaxhues William Lamb dhe në fluturimin e parë ai nxitoi për në vendin afrikan. Aty mbeti i shtangur kur pa nga afër gjetjen.

Vlera e tij?

Sipas “Financial Times” që foli për burime të Lucara, vlera e tij si e papërpunuar varion nga 40 deri në 90 milionë dollarë. Sigurisht, pas përpunimit që do të pasojë, çmimi i tij do të shkojë në 220-250 milionë dollarë .

Institutit Gemologjik të SHBA në Botsvana i mungojnë pajisjet për të analizuar vetitë e gurit, duke e bërë të pasigurt se ku do të shkojë diamanti më pas.

Zbulimi i diamantit në fjalë rikthen në plan të parë debatin për tregun më magjepsës, atë të gurëve të çmuar. Me vlerë të pallogaritshme dhe përmasa mitike të qarkullimit, tregu i pasurisë nëntoksore është një burim i të ardhurave të mëdha për vendet që në brendësinë e tokës i përmbajnë këta gurë.

Industria e diamanteve të Botsvanës është një shembull se si nxjerrja e burimeve mund të përfitojë ekonomitë lokale, duke përbërë 80% të eksporteve të saj dhe 1/3 e të ardhurave të saj nga taksat./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.