Lajçak vizitë në Kosovë: Serbia tërhoqi letrën e Brnabiç, ura të hapet në koordinim me aleatët

Serbia ka tërhequr letrën dërguar BE, përmes së cilës shprehte rezerva për marrëveshjen e Ohrit. Këtë e tha në Prishtinë i dërguari i bllokut për dialogun Miroslav Lajçak, i cili vizitoi këtë të premte Prishtinën. Kryeministrja e atëhershme e Serbisë, Ana Brnabic, dhjetorin e vitit të kaluar i dërgoi BE-së një letër, ku pretendonte ndër […]

Shtator 6, 2024 - 15:45
 0
Lajçak vizitë në Kosovë: Serbia tërhoqi letrën e Brnabiç, ura të hapet në koordinim me aleatët

Serbia ka tërhequr letrën dërguar BE, përmes së cilës shprehte rezerva për marrëveshjen e Ohrit. Këtë e tha në Prishtinë i dërguari i bllokut për dialogun Miroslav Lajçak, i cili vizitoi këtë të premte Prishtinën.

Kryeministrja e atëhershme e Serbisë, Ana Brnabic, dhjetorin e vitit të kaluar i dërgoi BE-së një letër, ku pretendonte ndër të tjera se marrëveshja është e pranueshme vetëm në kontekstin kur nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës, shkruan A2 CNN.

Pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi në Prishtinë, Lajçak tha se letra është tërhequr dhe marrëveshja është ende e vlefshme. “Letra është tërhequr. Pra, ka deklarata aty-këtu që nuk janë të dobishme. Por, marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj, dhe për më tepër, marrëveshja është bërë pjesë e rrugës së Kosovës dhe Serbisë drejt BE. Kështu që unë do të thosha se vlen dy herë, mes Serbisë dhe Kosovës dhe mes Kosovës e Serbisë dhe BE-së”.

Në takimin me Bislimin, i cili është edhe kryenegociator i Kosovës, Lajçak tha se është arritur pajtim për një raund të ri të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por nuk tregoi ndonjë datë për mbajtjen e këtij takimi. U diskutua gjithashtu edhe çështja e urës mbi lumin Ibër për të cilën diplomati europian tha se mund të hapet vetëm në koordinim me aleatët, raporton A2 CNN.

“Diskutuam edhe për çështjen e urës, urës së Mitrovicës dhe hapjes së saj për qarkullimin e automjeteve. Qëndrimi i Bashkimit Evropian mendoj se është i njohur, por do ta përsëris; Ura duhet të hapet, por kjo hapje duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës dhe ne po diskutonim detajet e këtij procesi”, tha Lajçak.

Ndryshe nge herët e kaluara, pas Prishtinës Lajçak nuk do të vizitojë Beogradin.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.