Mjekët të shqetësuar për problematikat në shikimin e fëmijëve: Ndikon përdorimi i teknologjisë

Shumica e të vegjëlve që do të shkojnë në klasë të parë e kishin lënë për ditën e fundit vizitën e detyrueshme të okulisti. Në 90% të rasteve ky rezulton të jetë edhe takimi I parë me mjekun e syve pasi prindërit nuk I kanë bërë kontrolle më herët “Është hera e parë që po […]

Shtator 6, 2024 - 17:30
 0
Mjekët të shqetësuar për problematikat në shikimin e fëmijëve: Ndikon përdorimi i teknologjisë

Shumica e të vegjëlve që do të shkojnë në klasë të parë e kishin lënë për ditën e fundit vizitën e detyrueshme të okulisti. Në 90% të rasteve ky rezulton të jetë edhe takimi I parë me mjekun e syve pasi prindërit nuk I kanë bërë kontrolle më herët

“Është hera e parë që po bëj vizitën tek mjeku okulist për fëmijën dhe këtë po e bëj se e kërkon drejtoria arsimore. Si shqiptarët që nuk jemi shumë të edukuar për të kryer kontrolle rutinë”, tha një prind.

Mjekja thotë se nga të dhënat e vizitave gjatë muajit gusht 1 në tre fëmijë rezulton me probleme të shikimit për shkak të mbi përdorimit të teknologjisë

“Nga ajo që kemi vënë re gjatë muajit gusht është se 3 fëmijë në 10 vizita kanë rezultuar me probleme në shikim dhe kjo si rezultat i mbi përdorimit të mjeteve të teknologjisë“, tha Suzana Zhuka, Mjeke okuliste, poliklinika e specialiteteve Nr.3.

Kontrolli I detyruar I fëmijëve ka frenuar në kohë shumë probleme tek kjo grup moshe ndërkohë që numri I fëmijëve për klasë që janë të detyruar të mbajnë syze është rritur nga viti në vit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.