“Fryma e dragoit” po tmerron rusët, derdh metal të shkrirë mbi armiqtë, cila është arma sekrete e Ukrainës

Ukraina ka lëshuar për herë të parë dronin e saj vdekjeprurës “Fryma e Dragoit” për herë të parë në fushë betejë. Arma e re që hedh metal të shkrirë në 2204.444 °C mbi armiqtë ka tmerruar trupat ruse dhe pritet të bëjë kërdi në mungesë të armatimit të mjaftueshëm perëndimor. Shpikja e tyre e re […]

Shtator 6, 2024 - 18:00
 0
“Fryma e dragoit” po tmerron rusët, derdh metal të shkrirë mbi armiqtë, cila është arma sekrete e Ukrainës

Ukraina ka lëshuar për herë të parë dronin e saj vdekjeprurës “Fryma e Dragoit” për herë të parë në fushë betejë. Arma e re që hedh metal të shkrirë në 2204.444 °C mbi armiqtë ka tmerruar trupat ruse dhe pritet të bëjë kërdi në mungesë të armatimit të mjaftueshëm perëndimor.

Shpikja e tyre e re ka bërë që trupat ruse në mediat sociale të shprehin hapur frikën nga efikasiteti brutal i këtij droni.

Bombat termite, të cilat hedhin copa metali të shkrirë mbi objektivat e tyre janë përdorur tashmë disa herë në luftë nga forcat e Vladimir Putinit, por ato zakonisht vendosen në raketa ose municione thërrmuese që shpërndahen pa dallim përmes avionëve bombardues me kosto shumë më të lartë, shkruan A2.

Ekspertët besojnë se duke i lidhur me sukses armët në pjesën e poshtme të dronëve, Kievi ka zhvilluar një mënyrë me kosto efektive për të kryer sulme djegëse shkatërruese që mund të sjellin avantazhe të reja në fushën e betejës.

Pamjet që u shfaqën për herë të parë të hënën tregojnë një dron të vogël në fluturim mbi një zonë pyjore në Ukrainën lindore, në të cilën forcat ruse supozohet se fshihen, raporton A2.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.