Plagosja në Roskovec/ Policia jep detaje: 15-vjeçari goditi me thikë 39-vjeçarin, shkak…

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur në Roskovec në këtë pasdite. Sipas efektivëve, një 15-vjeçar ka plagosur një shtetas 39-vjeçar. Plagosja dyshohet se ka shkak motivet e dobëta. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Gazmir Gjoni. “Roskovec/Informacion paraprak Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe shoqëron menjëherë […]

Shtator 6, 2024 - 18:35
 0
Plagosja në Roskovec/ Policia jep detaje: 15-vjeçari goditi me thikë 39-vjeçarin, shkak…

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur në Roskovec në këtë pasdite. Sipas efektivëve, një 15-vjeçar ka plagosur një shtetas 39-vjeçar.

Plagosja dyshohet se ka shkak motivet e dobëta.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Gazmir Gjoni.

“Roskovec/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe shoqëron menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.

Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. Gj., rreth 39 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.