“Mund ta fitojmë grupin”, Sylvinho dhe Ramadani ndezin sfidën me Ukrainën

Shqipëria debuton në edicionin e ri të Nations League përballë Ukrainës. Pasi fitoi grupin kualifikues drejt Kampionatit Europian dhe paraqitjes së mirë në finalet e Gjermani 2024, Kombëtarja kërkon të vijojë ecurinë pozitive. “Për fat të keq në Kombëtare ndodh që të mos kesh disa lojtarë në dispozicion. Pas Europianit, lojtarët kanë pushuar pak ose […]

Shtator 6, 2024 - 20:15
 0
“Mund ta fitojmë grupin”, Sylvinho dhe Ramadani ndezin sfidën me Ukrainën

Shqipëria debuton në edicionin e ri të Nations League përballë Ukrainës. Pasi fitoi grupin kualifikues drejt Kampionatit Europian dhe paraqitjes së mirë në finalet e Gjermani 2024, Kombëtarja kërkon të vijojë ecurinë pozitive.

“Për fat të keq në Kombëtare ndodh që të mos kesh disa lojtarë në dispozicion. Pas Europianit, lojtarët kanë pushuar pak ose aspak dhe prej ngarkesës fizike ka dëmtime. Për më tepër disa lojtarë e kishin mendjen te merkato, por jemi të kënaqur me lëvizjet e tyre dhe që të kenë mundësi të luajnë sa më shumë. Mungesat ndodhin dhe është mundësia që lojtarët e tjerë të shfrytëzojnë shansin që u jepet. Të gjithë lojtarët janë gati. Ne këtë duam. Kur flasim për Ukrainën, flasim edhe për grupin. Është shumë i vështirë. Të katërta skuadrat kanë bërë mirë në Europian. Ukrainasit kanë trajner të aftë dhe futbollistë cilësorë. Janë teknikë dhe fizikë. Duhet të jemi seriozë, sepse kemi përballë një skuadër shumë të fortë. Uzuni nuk ishte në Europian, ndërsa Ismajli nuk luajti, por kështu ndodh në Kombëtare. Ekipi është i hapur, por pavarësisht situatave, lojtarët vijnë me dëshirën maksimale për të luajtur me fanellën e vendit të tyre. Nëse futbollisti nuk ka më dëshirë, nuk vjen aspak në ekip. Ne i kemi djemtë shumë të motivuar”, u shpreh Silvinjo, raporton A2.

Grupi B1 i Nations League e vendos Shqipërinë përballë Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Republikës Çeke. Sipas kompanive të specializuara, kuqezinjtë kanë shanset më të ulëta për ta fituar grupin, megjithatë Ylber Ramadani nuk e mendon kështu.

“Jemi shumë të përqendruar, na pret një ndeshje shumë e vështirë dhe atmosfera është shumë e mirë. Jemi gati, e kemi studiuar Ukrainën shumë mirë. I’a njohim pikat e forta. Kemi punuar shumë dhe shpresojmë që do të marrim rezultat pozitiv. I kam parë lajmet që për ne thonë se jemi më pak të kuptuarit. Forca jonë është grupi. Kemi lojtarë dhe ekip cilësor. Mund ta fitojmë këtë grup. Do të bëjmë gjithçka për të dalë në krye”, tha Ramadani, përcjell A2.

Shqipëria përballet me Ukrainën këtë të shtunë në orën20:45. Sfida luhet në fushë asnjëanëse në “Epet Arena” të Republikës Çeke.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.