Çfarë po ndodh në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë? Dy automjete dhe disa persona bllokojnë rrugën në Mërdar dhe Jarinje

Rrugët në pjesën serbe që të çojnë drejt dy pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdarë dhe Jarinje, janë bllokuar pjesërisht pasditen e së premtes Dy makina, njëra me një flamur serb në dritaren e pasagjerit, dhe disa persona pranë tyre shihen të vendosur në mes të rrugës që çon në pikën kufitare drejt Kosovës, […]

Shtator 6, 2024 - 20:20
 0
Çfarë po ndodh në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë? Dy automjete dhe disa persona bllokojnë rrugën në Mërdar dhe Jarinje

Rrugët në pjesën serbe që të çojnë drejt dy pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdarë dhe Jarinje, janë bllokuar pjesërisht pasditen e së premtes

Dy makina, njëra me një flamur serb në dritaren e pasagjerit, dhe disa persona pranë tyre shihen të vendosur në mes të rrugës që çon në pikën kufitare drejt Kosovës, në Merdarë.

Siç është paralajmëruar, rrugët do të bllokohen edhe në dy pikat e tjera kufitare në Bërnjak – si dhe afër pikëkalimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, në Kula.

Në pjesën kosovare të pikëkalimit kufitar në Jarinje situata është e qetë dhe se automjete kryesisht me targa serbe shihen duke kaluar kufirin në të dyja anët.

Rasha Rojeviç, kryetar i Asociacionit të Qytetarëve të Qarkut Kosovë-Mitrovicë, një nga tetë shoqatat që organizojnë bllokadat, tha më herët për Radion Evropa e Lirë (REL) se kjo është “bllokadë selektive”, që nënkupton se ata do t’i lejojnë ta kalojnë kufirin nga ana serbe vetëm udhëtarët me dokumente serbe. Rojeviç tha se bllokadat janë “reciprocitet i asaj që Kurti po ua bën serbëve” në Kosovë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.