Ekspertiza mjeko-ligjore, reagon motra e Egli Progës: Përse e çoni vrasjen te “grushti”?! “Akti do ribëhet mjekë të IML!”

Jonida Proga, motra e 42 vjeçarit i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e 10 Gushtit 2024, ka reaguar sërish në rrjetin e saj social Facebook sa i takon ngjarjes së rëndë. Ajo shprehet se po përdhoset për herët të tretë kujtimi i vëllait të saj Eglit, me publikimin e raportit mjeko-ligjor mëngjesin e sotëm. Ekspertimin […]

Shtator 6, 2024 - 22:50
 0
Ekspertiza mjeko-ligjore, reagon motra e Egli Progës: Përse e çoni vrasjen te “grushti”?! “Akti do ribëhet mjekë të IML!”

Jonida Proga, motra e 42 vjeçarit i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e 10 Gushtit 2024, ka reaguar sërish në rrjetin e saj social Facebook sa i takon ngjarjes së rëndë. Ajo shprehet se po përdhoset për herët të tretë kujtimi i vëllait të saj Eglit, me publikimin e raportit mjeko-ligjor mëngjesin e sotëm.

Ekspertimin e përfunduar nga IML ku shkruhet se viktima kishte marrë dëmtime nga një mjet i mprehtë dhe grushtet, Jonida e cilëson si mbulim të së vërtetës. Sipas saj, fytyra e të ndjerit ishte e ‘masakruar’ dhe ai ishte gjakosur në të gjithë trupin, duke shtuar se “grushtat” nuk shkaktojnë vdekjen.

“Akti do ribëhet mjekë të IML”, thekson Proga në reagimin e saj.

Përpos kësaj, ajo risjell në vëmendje videon e cila sipas saj është filmuar pas ngjarjes, ku kryhen lëvizje të dyshimta në sytë e policisë. Proga thotë se do i shkojë kësaj çështjeje deri në fund, me mbledhjen e provave dhe dëshmive.

Postimi i plotë:

Sot për të tretën herë Policia e Shtetit ka përdhosur kujtimin e vëllait tim të dashur Eglit. Me një paturpësi të papërshkrueshme shpërndanë për publikim herët në mëngjes pjesë të shkëputura nga raporti mjeko ligjor i vdekjes së Eglit duke tentuar të fshihen pas gënjeshtrave e të deformojnë të vërtetën. Policia që dështoi në mënyrë të turpshme në hetimin e vrasjes së Eglit kur vrasja sapondodhi, dështoi në mbledhjen e provave, që dështoi edhe me kapjen në FLAGRANCË TË AUTORËVE vazhdon të dezinformojë. Mbrëmë në emisionin “Opinion” një përfaqësues policie tentoi të justifikojë live të vërtetën e shkatërrimit të provave në sy të kamerave televizive.

Ishte ora 19:20 e ditës së mallkuar 10 gusht kur mediat fiksuan me kamerat e tyre vendin e ngjarjes, trotuarin me gjak, makinën tek e cila kriminelët rrëzuan Eglin. Në Tv dallohen kriminelët që bënin sehir GJYSMË ORE PAS VRASJES NË TË NJËJTIN VEND KRIMI.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.