EMRI/ Strehoi Marklen Hakën, arrestohet 21-vjeçari, çfarë u gjet në banesë

Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili strehonte emrin e shumëkërkuar të drejtësisë, Marklen Haka. Ky i fundit u arrestuar një

Shtator 7, 2024 - 10:30
 0
EMRI/ Strehoi Marklen Hakën, arrestohet 21-vjeçari, çfarë u gjet në banesë

Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili strehonte emrin e shumëkërkuar të drejtësisë, Marklen Haka. Ky i fundit u arrestuar një ditë më parë.

Gjatë kontrollit të banesës së 21-vjeçarit, Klajdi Haka, u gjet edhe një pistoletë.

Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.

“Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë”, njofton policia.

Kush është Marklen Haka?

Marklen Haka është emër i njohur për drejtësinë. Në janar të vitit 2020 Marklen Haka u arrestua nga forcat RENEA gjatë një operacioni te shtrirë në disa qytete të vendit. Ai ra në pranga si i dyshuar për 3 vepra penale: “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, por liria e tij do të kufizohej vetëm pak ditë. Prokuroria nuk mundi ti faktonte këto akuza dhe ai u la i lirë nga gjykata.

Ai ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash.  Marklen Haka, në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha.

Më 8 qershor 2022, ai i shpëtoi një tjetër atentati, në hyrje të fshatit Nikël në Fushë-Krujë por shpëtoi, duke marrë një plumb në nofull. /vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.