Strehonte në banesën e tij Marklen Hakën, arrestohet 21-vjeçari në Nikël. Iu gjet armë zjarri…

Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili strehonte emrin e shumëkërkuar të drejtësisë, Marklen Haka. Ky i fundit u arrestuar një ditë më parë. Gjatë kontrollit të banesës së 21-vjeçarit, Klajdi Haka, u gjet edhe një pistoletë. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i […]

Shtator 7, 2024 - 10:30
 0
Strehonte në banesën e tij Marklen Hakën, arrestohet 21-vjeçari në Nikël. Iu gjet armë zjarri…

Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili strehonte emrin e shumëkërkuar të drejtësisë, Marklen Haka. Ky i fundit u arrestuar një ditë më parë.

Gjatë kontrollit të banesës së 21-vjeçarit, Klajdi Haka, u gjet edhe një pistoletë.

Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.

“Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë”, njofton policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.