“Gafa” me flamurin shqiptar në Paris 2024, Fidel Ylli: Nuk ishte gabimi ynë, njoftuam menjëherë

Paraqitja e flamurit të imituar kombëtar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike në Paris ishte një nga gafat e shumta që ndodhën gjatë këtij organizimi. Njëkohësisht, kampionia Luiza Gega kritikoi flamurmbajtësit që parakaluan me versionin kinez dhe tha se nëse do të kishte qenë ajo në vendin e tyre, nuk do të kishte pranuar. Fidel […]

Shtator 7, 2024 - 10:30
 0
“Gafa” me flamurin shqiptar në Paris 2024, Fidel Ylli: Nuk ishte gabimi ynë, njoftuam menjëherë

Paraqitja e flamurit të imituar kombëtar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike në Paris ishte një nga gafat e shumta që ndodhën gjatë këtij organizimi. Njëkohësisht, kampionia Luiza Gega kritikoi flamurmbajtësit që parakaluan me versionin kinez dhe tha se nëse do të kishte qenë ajo në vendin e tyre, nuk do të kishte pranuar.

Fidel Ylli,  kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar reagoi për situatën në programin “Rudina” në Tv Klan. Si  fillim, ai shprehu keqardhje për fjalët  e Luiza Gegës duke thënë se ajo e di mirë që respektohen rregullat ndërkombëtare, sipas të cilave, flamujt  nuk merren nga vetë shtetet garuese.

“Ta thoshte dikush tjetër, do të thosha nuk e di, ta thoshte Luiza nuk më duket normale për arsye se Luiza është dy herë flamurmbajtëse dhe Luiza dhe të gjithë Luizat që mbajnë flamurin, e dinë shumë mirë që ne nuk marrim flamur nga Shqipëria, ta printojmë e ta marrim atje se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe komiteti organizator i Lojërave ka rregulla ku të gjithë flamurët e të gjithë shteteve i printojnë ata, madje ne kishim marrë disa flamurë të vegjël që do të parakalonin në anije këta, na i morën nga dora, jo nuk lejohen këta flamurë dhe na dhanë flamurët e tyre”.

Ylli  shton se sapo ka vënë re që flamuri nuk ishte i duhuri, është njoftuar menjëherë  komiteti  organizator. Ky i fundit mori masa për të ndryshuar flamurin në të gjitha pallatet e sportit.

“Nuk e di se çka ndodhur, ne sa e pamë atë, unë e dallova menjëherë dhe u kemi çuar një email komitetit organizator dhe u kemi thënë “ju lutem, ky nuk është flamuri jonë dhe ndërrojeni menjëherë”. Na kanë kërkuar falje dhe e kanë ndërruar të nesërmen të gjithë flamujt në pallatet e sportit. Nuk ishte gabimi ynë”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.