Tensionet në veri të Kosovës, policia zbardh detaje: Si paraqitet situata në pikat kufitare

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ka dhënë më shumë detaje për sa i përket tensioneve në veri

Shtator 7, 2024 - 11:05
 0
Tensionet në veri të Kosovës, policia zbardh detaje: Si paraqitet situata në pikat kufitare

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ka dhënë më shumë detaje për sa i përket tensioneve në veri të Kosovës.

Si përket situatës së krijuar pas mbylljes së pikëkalimit kufitar në Bërnjak, ai tha se situata paraqitet e qetë dhe se nuk është regjistruar ndonjë incident.

Siç shprehet Elshani, në pikën kufitare në Jarinje janë duke qarkulluar makina.

“Në Jarinje po qarkullojnë makina, për momentin nuk ka asnjë problem”, tha Elshani për mediat e Kosovës.

Ndërkaq, pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.