Mbyllen pikat kufitare në veri, Sveçla: Persona të maskuar po ndalojnë qytetarët

Autoritetet në Kosovë kanë mbyllur për qarkullim dy pikëkalime kufitare me Serbinë – Bërnjak dhe Merdarë, pasi përfaqësues të disa shoqatave serbe bllokuan rrugët në anën serbe në tre pikëkalimet kufitare. Aksioni u zhvillua në shenjë proteste ndaj veprimeve të autoriteteve kosovare në veriun e Kosovës. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se […]

Shtator 7, 2024 - 11:50
 0
Mbyllen pikat kufitare në veri, Sveçla: Persona të maskuar po ndalojnë qytetarët

Autoritetet në Kosovë kanë mbyllur për qarkullim dy pikëkalime kufitare me Serbinë – Bërnjak dhe Merdarë, pasi përfaqësues të disa shoqatave serbe bllokuan rrugët në anën serbe në tre pikëkalimet kufitare. Aksioni u zhvillua në shenjë proteste ndaj veprimeve të autoriteteve kosovare në veriun e Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se pikëkalime janë mbyllur mbrëmjen e së premtes pasi persona të maskuar në pjesën serbe të kufirit po ndalojnë më qasje fashiste, qytetarët që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë.

Sipas Sveçlës kjo po ndodh përpara syve të policisë serbe, çka e bën atë bashkëfajtore. Edhe ekipi i A2 CNN që ka ndjekur nga afër situatën në veri ka konstatuar praninë e personave të maskuar 200 metra nga kufirit. Ata kanë kthyer mbrapsht edhe qytetarë të shteteve perëndimore.

“Në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe pika e Mërdarës, ashtu si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situatës”, tha Sveçla, raporton A2.

Rasha Rojeviq, kryetari Shoqatës së Qytetarëve të Mitrovicës së Kosovës, që është mes atyre  që kanë organizuar bllokadat, tha se qytetarët që lëvizin vetëm me pasaporta Kosovare nuk do të lejohen të kalojnë kufirin në Merdare, Jarinë dhe Bërnjak, si përgjigje ndaj mbylljes së institucioneve paralele serbe në Kosovë javën e kaluar.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Në një postim në platformën X ajo ka ftuar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të reagojnë për ndaluar përshkallëzimin e rrezikshëm të Vuçiçit.

“Në pikën kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak, grupe serbësh të maskuar po ndalojnë makinat me targa gjermane dhe nuk lejojnë kalimin e shqiptarëve. Policia e Vuçiçit po mbështet këtë përshkallëzim racist, duke parë dhe mosvepruar”, ka shkruar Gërvalla.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.