Arrestohet i riu me armë, Klajdi Haka akuzohet se ndihmoi të afërmin e tij, Marklen Haka

Një tjetër person nga familja Haka është arrestuar nga policia e Tiranës. Në pranga ka rënë Klajdi Haka, i cili ndihmoi të afërmin

Shtator 7, 2024 - 12:10
 0
Arrestohet i riu me armë, Klajdi Haka akuzohet se ndihmoi të afërmin e tij, Marklen Haka

Një tjetër person nga familja Haka është arrestuar nga policia e Tiranës. Në pranga ka rënë Klajdi Haka, i cili ndihmoi të afërmin e tij Marklen Haka.

Ky i fundit u kap një ditë më parë, pasi ishte në kërkim me kërkesë të SPAK i akuzuar për krime të rënda.

Klajdi Haka fillimisht u shoqërua në ambjentet e policisë së bashku me Marklen Hakën, ku më pas iu komunikua edhe arrestimi.

Gjatë kontrolleve në banesëu gjet edhe një armë zjarri.

Të premten, RENEA dhe policia e Tiranës në një operacion arrestuan në zonën e Niklës Marklen Hakën, një nga anëtarët e bandës së Niklës.

Ai akuzohet se është përfshirë në planet për vrasjen e Durim Bamit. Haka ka qënë i shoqëruar edhe për atentatet e mëparshme ndaj Gentjan Bejtjas, i cili u vra në banesën e tij në Larushk të Fushë Krujës.

Ndërkohë edhe vetë Marklen Haka i ka shtëtuar disa atentateve, që dyshohet se kanë ardhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.