Viti i ri shkollor, Rama: 25 shkolla të reja hapin dyert për nxënësit!

Të hënën, më datë 9 shtator nis viti i ri akademik në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se 25 shkolla të reja hapin dyert për nxënësit. Ndër të tjera kreu i qeverisë është ndalur te shkolla e re “Musine Kokalari”, e cila është gati të mirëpresë […]

Shtator 7, 2024 - 13:35
 0
Viti i ri shkollor, Rama: 25 shkolla të reja hapin dyert për nxënësit!

Të hënën, më datë 9 shtator nis viti i ri akademik në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se 25 shkolla të reja hapin dyert për nxënësit.

Ndër të tjera kreu i qeverisë është ndalur te shkolla e re “Musine Kokalari”, e cila është gati të mirëpresë 800 nxënës dhe mësues, duke ofruar kushte sipas standardeve europiane me klasa të reja, laboratorë e terrene sportive.

“Edhe pak orë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor ku 25 shkolla të reja hapin dyert dhe të tjerat kanë përfunduar përgatitjet për të mirëpritur nxënësit në të gjithë vendin.

Shkolla e re “Musine Kokalari” është njëra prej tyre dhe tashmë është gati të mirëpresë më 9 shtator rreth 800 nxënës dhe mësues, duke ofruar kushte sipas standardeve europiane me klasa të reja, laboratorë e terrene sportive”, shkruan Rama.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.