Vëllai i boksierit rrahu 62-vjeçarin, djali i tij i bëri sot atentat: Zbardhet ngjarja e rëndë në Shkodër

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të atentatit në Shkodër. Bëhet fjalë për shtetasin Alban Bruçi. Hakmarrja dyshohet të jetë motivi i të

Shtator 7, 2024 - 13:50
 0
Vëllai i boksierit rrahu 62-vjeçarin, djali i tij i bëri sot atentat: Zbardhet ngjarja e rëndë në Shkodër

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të atentatit në Shkodër. Bëhet fjalë për shtetasin Alban Bruçi. Hakmarrja dyshohet të jetë motivi i të shtënave me armë zjarri drejt automjetit “Land Rover”. Me të cilin udhëtonte kampioni shkodran i boksit, Arjon Kajoshi.

Kush është Arjon Kajoshi?

Arjan Kajoshi është boksier profesionist i Vllaznisë dhe i Kombëtares Shqiptare. Ai rezulton të ketë fituar 14 ndeshje në këtë sport.

Dyshimet për hakmarrje

Dyshimet e para të këtij atentati lidhen me hakmarrjen. Vëllai i boksierit së bashku me dy persona të tjerë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm, ku kanë goditur me sende të forta në kokë 62-vjeçarin, Vladimir Bruçin. Ky i fundit rezulton të jetë babai i autorit të dyshuar të të shtënave në drejtim të boksierit, Alban Bruçit.

Hakmarrja e Alban Bruçit për të atin

Alban Bruçi është një emër i njohur për drejtësinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale. Ai i ka shpëtuar një atentati, ndërsa është përfshirë në një tjetër atentat./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.