Ministri italian dha dorëheqjen pas skandalit seksual, reagon Meloni: Nuk e dëmton qeverinë

Ministri italian i Kulturës Gennaro Sangiuliano, ka dhënë dorqëheqjen këtë të premte pas përfshirjes në një skandal seksual. Lidhur me këtë ka reaguar

Shtator 7, 2024 - 13:50
 0
Ministri italian dha dorëheqjen pas skandalit seksual, reagon Meloni: Nuk e dëmton qeverinë

Ministri italian i Kulturës Gennaro Sangiuliano, ka dhënë dorqëheqjen këtë të premte pas përfshirjes në një skandal seksual.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Ajo është shprehur se kjo çështje është private dhe se nuk e dëmton qeverinë.

Meloni falenderoi ministrin italian për punën e kryer në këto dy vite.

“E falenderoj Sangiulianon për punën që ka bërë këto dy vite. Si gjithmonë, kur t’i ndërton diçka bën më pak zhurmë e bujë, por puna që ai ka bërë ka qenë e rëndësishme, siç është rritja e ndjeshme e numrit të vizitorëve dhe e të ardhurave nga realitetet e shumta kulturore që ka Italia. Ishte një zgjedhje inteligjente për të ndërprerë turpin e muzeve dhe siteve arkeologjike të mbyllura gjatë pushimeve dhe për të nisur projekte të mëdha që kishin ngecur për dekada”, u shpreh Meloni për mediat italiane.

Mediat italaine raportojnë se Sangiuliano kishte tradhëtuar bashkëshorten e tij me një punonjëse të Ministrisë së Kulturës. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.