Sot i bën atentat, kush është boksieri Arjon Kajoshi dhe pse qëlloi ndaj tij Alban Bruçi

Boksieri 27-vjeçar i Vllaznisë Arjon Kajoshi ishte objektiv i një atentati sot në lagjen “Rus” të Shkodrës ku shpëtoi pa plagë duke u

Shtator 7, 2024 - 14:15
 0
Sot i bën atentat, kush është boksieri Arjon Kajoshi dhe pse qëlloi ndaj tij Alban Bruçi
Arjon Kajoshi

Boksieri 27-vjeçar i Vllaznisë Arjon Kajoshi ishte objektiv i një atentati sot në lagjen “Rus” të Shkodrës ku shpëtoi pa plagë duke u larguar me shpejtësi nga makina. Ai sapo kishte dalë nga stërvitja kur është qëlluar disa herë, ndërkohë që makinën e kanë kapur dy plumba.

Makina ishte në pronësi të babait të tij, Sokol Kajoshi.

Tentativa për vrasje e sotme, dyshohet se ka lidhje me një ngjarje në qershor të këtij viti, kur 5 persona në Shkodër rrahën Vladimir Bruçin, mes të cilëve ishte dhe Arlind Kajoshi, vëllai i Arjonit.

Policia reagoi më pas duke theksuar se autori i atentatit ishte identifikuar dhe ai ishte Alban Bruçi, djali i Vladimir Bruçit, të dhunuar në qershor 2024 për shkak të një sherri për parkimin. /vizionplus.tv 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.